10 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe Covid në Shqipëri
Me ndryshimin e temperaturave në stinën e vjeshtës, në Shqipëri janë rishfaqur virozat dhe infeksionet respiratore.
Afro 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me probleme të rrugëve të frymarrjes, kollë, laringit e shoqëruar me temperaturë të lartë.
Nxënësit e shkollave rezultojnë më të prekurit nga virozat e stinës por raste të shtuara ka edhe tek fëmijët e kopshteve dhe çerdheve.
Por krahas virozave klasike të vjeshtës edhe Covid është në qarkullim, shkruan A2 CNN.
Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë.
Pas valës së infektimeve në stinën e verës, rastet më Covid janë më të pakta, ndonëse edhe testimet janë ulur ndjeshëm.