MPJD kërkon konfirmimin e Serbisë për arrestimin e kosovarit, njofton edhe Quint-in

MPJD kërkon konfirmimin e Serbisë për arrestimin e kosovarit, njofton edhe Quint-in

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, pas deklarimit të ministrit të Brendshëm serb Ivica Daçiq se është arrestuar një shtetas kosovar në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999, ka kërkuar nga Serbia konfirmimin e asaj që u tha.

“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet”, tha Ministria e Jashtme.