Pas fitores ndaj Lituanisë, presidenti i FFK-së: Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi

Pas fitores ndaj Lituanisë, presidenti i FFK-së: Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar për fitoren që kombëtarja jonë korri ndaj Lituanisë.

Ai ka thënë se kjo fitore tregon forcën dhe përkushtimin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve.

“Krenar për këtë skuadër që çdo herë e më shumë po tregon karakter dhe shpirt luftarak. Falënderoj nga zemra çdo lojtar, trajnerin Franco Foda, stafin dhe të gjithë ata që na mbështesin pa ndërprerë. Një falënderim i veçantë për bashkëatdhetarët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë kanë udhëtuar nga vende të ndryshme për të mbështetur ekipin me zemër nga tribunat. Me këtë përkushtim dhe unitet, sigurisht se sukseset tona do të vazhdojnë! Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi..”, ka shkruar Ademi në Facebook.