Sigal Prishtina e mposht Pejën
Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 78:67.
Kryeqytetasit arritën që t’i fitonin katër çerekët, duke mos e vënë në diskutim asnjëherë çështjen e fituesit.
Çerekun e parë dhe të dytë, Sigal Prishtina Prishtina i fitoi me nga tri pikë epërsi, përkatësisht 23:20 dhe 17.
Kurse, çerekun e tretë, “Plisat” u treguan më të mirë se pejanët duke e fituar atë me 4 pikë epërsi, 15:11, ndërsa në të katërtin, epërsia e Sigal Prishtinës ishte vetëm një pikë, 20:19.
Lojtari më i mirë në fushë ishte Burns i Sigal Prishtinës, duke shënuar 23 pikë e duke i vjedhur 22 topa, teksa te Peja u dallua Cowar me 19 pikë e nëntë topa të vjedhur