Kreu i Federatës së Lituanisë shtroi drekë për delegacionin e FFK-së

Kreu i Federatës së Lituanisë shtroi drekë për delegacionin e FFK-së

Në prag të ndeshjes kualifikuese ndërmjet Lituanisë dhe Kosovës, presidenti i Federatës së Futbollit të Lituanisë, Edgaras Stankevicius, ka organizuar një drekë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të kryesuar nga presidenti Agim Ademi, si dhe për delegatin e UEFA-s. Ky takim përfshiu diskutime për zhvillimin e futbollit në të dy vendet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet federatave.

Gjatë bisedimeve, presidentët Ademi dhe Stankevicius shkëmbyen përvojat dhe sfidat e tyre në drejtimin e futbollit, duke vënë në pah sukseset e projekteve të realizuara deri më tani.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave për të ndihmuar në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që synojnë rritjen e nivelit të futbollit në të dyja vendet. Ai po ashtu falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe vlerësoi rolin e UEFA-s në mbështetjen e projekteve të zhvillimit të futbollit në rajon.

Takimi përfundoi me shkëmbimin e dhuratave dhe urimet e ndërsjella për një lojë “fair-play” dhe të fitojë skuadra që e meriton me performancë në fushë.