HomeEkonomiLulzim Rafuna rizgjidhet në krye të Odës Ekonomike të Kosovës

Lulzim Rafuna rizgjidhet në krye të Odës Ekonomike të Kosovës

spot_img

Oda Ekonomike e Kosovës ka përmbyllur të enjten procesin e saj zgjedhor të brendshëm, ku Kuvendi Zgjedhor ka rizgjedhur Lulzim Rafunën në pozitën e kryetarit edhe për një mandat të ri.

Procesi zgjedhor u zhvillua në Prishtinë, me pjesëmarrjen e delegatëve të Kuvendit, përfaqësues të komunitetit të biznesit nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Votimi u zhvillua në përputhje me procedurat demokratike dhe transparente të organizatës.

Pas rizgjedhjes, kryetari Rafuna falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se ky besim përbën përgjegjësi të madhe për vazhdimin e angazhimit në forcimin e rolit të OEK-së si zëri kryesor i komunitetit të biznesit në Kosovë.

Ai u zotua se në mandatin e ri fokusi do të jetë në avancimin e dialogut me institucionet vendore, përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe kontributin në përmirësimin e imazhit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në përfaqësimin dhe mbështetjen e bizneseve, me synim krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme

Lajmet e Fundit

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi...

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...