Ministria e Mbrojtjes: Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë s’pritet të ndodhë
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas disa lajmeve se ministri Ejup Maqedonci ka ofruar dorëheqje.
Në një përgjigje zyrtare, Ministria e Mbrojtjes ka demantuar këtë lajm, duke thënë se një gjë e tillë nuk planifikohet të ndodhë.
“Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk planifikohet të ndodhë”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.