Haradinaj thërret për bashkëpunim më ShBA-në
Sot në ambasadën amerikane, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar Zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
“Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës. Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria. E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me ShBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.