Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka bërë me dije se katër komunat veriore janë pjesë e këtij Asociacioni.

“Për hir të informimit të drejtë të qytetarëve, si Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njoftoj se katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, tre prej tyre janë pjesë qysh më herët e së fundmi, pjesë e saj është edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, ku paguajnë gjithashtu anëtarësinë në AKK, andaj çdo përpjekje për ta mohuar e shtrembëruar këtë fakt, paraqet propagandë, shpifje të ulët, që nuk i kontribuon asgjë interesit të qytetarëve”, ka shkruar Aliu në Facebook.