Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të lëndimit
Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.
Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.
Dardanët sot nga ora 11:00 do ta kenë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.