Rukiqi ironizon me Nagavcin: Në mungesë të rezultateve po publikon konkurse si zyrtare rektutuese
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar pas publikimit të konkursit nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci për dy pozita të larta në arsim.
Rukiqi duke ironizuar thotë se kanë filluar të publikojnë konkurse në mungesë të rezultateve, si me qenë zyre rekrutuese.
“Në mungesë të rezultateve, kanë filluar të publikojnë konkurse, si me qenë zyre rekrutuese”, ka shkruar në Facebook Rukiqi.