Kampionja e Kosovës, Trepça, ka vazhduar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri duke siguruar edhe qëndrimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të edicionit të kaluar.
Klubi mitrovicas ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me qendrën amerikane me pasaportë kosovare, Shawn Jones, i cili do të jetë pjesë e “xehtarëve” edhe në sezonin 2026/27.
Jones ishte një nga figurat kyçe në rrugëtimin e Trepçës drejt trofeve gjatë sezonit të fundit, duke sjellë përvojë, dominim në repartin e brendshëm dhe stabilitet në momentet vendimtare.
“Still green. Shawn Jones edhe një sezonë pjesë e KB TREPÇA”, shkroi klubi në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.


