Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim

Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim.

“Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”.

“Përveç që është mashtuese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka shtuar se: “Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”, ka shkruar Haradinaj.