Hoti pyet: Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet?

Hoti pyet: Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet?

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Ai ka shkruar në Facebook se kjo nuk është rritje reale, pasi nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit.

“Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet? Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023? Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër”, ka shkruar Hoti.