Haradinaj: I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit

Haradinaj: I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Albin Kurti është mashtrues.

“Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.