Shuhet në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares!

Shuhet në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares!

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare ish-futbollisti i shquar i Kombëtares dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

Lajmin e trishtë e ka dhënë faqja zyrtare në Facebook e ekipit të Luftëtarit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.