
Derbi në Gjilan s’prodhon fitues, Malisheva mbetet në vendin e parë (VIDEO)
Është mbyllur me rezultat 1-1 derbi i qytetit të Gjilanit.
Të dy golat u realizuan në pjesën e parë, kurse pavarësisht dominimit të Dritës në fraksionin e dytë, rrjetat nuk u tundën më, njofton Klankosova.tv.
Arb Manaj kaloi “Intelektualët” në epërsi pas 34 minuta lojë, kurse Gjilani u rikthye me shënimin e Armend Thaqit nga penalltia, pak para se skuadrat të shkonin në pushim.
Me këtë rast, Drita ka dështuar ta marr kreun e tabelës, aty ku vazhdon të mbetet Malisheva.
Kurse “Skifterat” s’është që kanë bërë ndonjë gjë të madhe në renditje, pasi mbeten në vendin e tetë me 9 pikë të mbledhura nga tetë javë futbollistike.
Në xhiron e ardhshme, Gjilani e pret Ferizajin kurse Drita udhëton te Feronikeli’74.