Nis trajnimi për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të mbahen më 9 shkurt.
E në kuadër te kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin orientues të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
“Të premten, seancat e trajnimit u mbajtën me anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat Mitrovicë e Jugut, Skenderaj dhe Vushtrri, ndërsa të shtunën, me anëtarë të KKZ-ve nga komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.