E ardhmja e Ansu Fatit, sulmuesi drejt largimit nga Barcelona, destinacioni i mundshëm
E ardhmja e Ansu Fatit në dyshim. Sulmuesi i Barcelonës, që prej rikthimit nga huazimi te Brighton, është preferuar vetëm 28 minuta në Champions, ndërsa në kampionat nuk është aktivizuar fare nga tekniku Hansi Flick.
Në këto kushte, largimi nga katalonja duket opsioni më i mirë i mundshëm, të paktën për momentin. Mediat shkruajnë se Sevilla është e interesuar për Fatin. Klubi andaluzian ka kontaktuar agjentët e futbollistit dhe në vijim, priten të reja të rëndësishme. 21-vjeçari ka luajtur 10 ndeshje për Spanjën, ku ka shënuar 2 gola. / BalkanWeb