Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, tha se Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021.

Ai u shpreh se vendi ynë është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm dhe siç tha ai, për përparim të vazhdueshëm.

“Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021 dhe njëkohësisht është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm e për përparim të vazhdueshëm”.

“Jemi zotuar për punësim dhe drejtësi, këtë e bëm dhe po e bëjmë për çdo ditë me krejt çfarë dijmë e mundemi”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu tha se kjo vjeshtë gjen Kosovë me 425 mijë të punësuar,  ndërkaq siç tha ai, kur filluan të qeverisinin, Kosova kishte 350 mijë të punësuar, përcjell Klankosova.tv.

Secili e secila, të gjithë së bashku, kjo vjeshtë andaj e gjen Kosovë me 425 mijë të punësuar, ndërkaq kur filluam të qeverisimin, Kosova kishte 350 mijë të punësuar”.

“Këta 75 mijë të punësuar më shumë për 3 vjet e gjysmë, nuk do të arriheshin, pa u rritur ekonomia dhe pa shpërndarjen që kemi bërë në fushat e ndryshme, por gjithnjë me qëllimin e njëjtë, t’i përkrahim njerëzit për jetesë sa më të mirë, për të drejtat e tyre, për mirëqenien e tyre”, u shpreh tutje Kurti.