Drejtori i ATK-së, pjesë e Forumit të dytë ekonomiko gjermano-kosovar

Drejtori i ATK-së, pjesë e Forumit të dytë ekonomiko gjermano-kosovar

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, mori pjesë në Forumin e Dytë Ekonomiko Gjermano-Kosovar, i cili u mbajt për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjes së investimeve gjermane në Kosovë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe punësim në vend.

Gjatë pjesëmarrjes së tij, drejtori i ATK-së informoj te pranishmit mbi përparsit e sistemit tatimorë te Kosovës, reformat e zhvilluara në Administratën Tatimore, progresin e arritur në rritjen e të hyrave tatimore, si dhe vuri në dukje përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar përmbushjen tatimore dhe për të krijuar një klimë më të favorshme për investitorët e huaj.