Abdixhiku dhe Beyer vizitojnë shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë

Abdixhiku dhe Beyer vizitojnë shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se së bashku me deputetin Peter Beyer, ishin mysafirë të Jehona Lushaku-Sadriut, drejtoreshës së Arsimit në kryeqytet, tek njëra nga shkollat me mësim gjithëditor në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se aty panë nga afër transformimin e vërtetë nga një sistem edukimi me vështirësi, tek një sistem me standarde, që sipas Beyer, kjo është sikurse në Gjermani.

“Dhe ashtu ishte! Fëmijë që ushqehen me shujta të ngrohta – të cilat ishin shumë të shijshme; kuzhina moderne, klasë me tabela digjitale, rafte për çantat e rënda, detyra të shtëpisë në shkollë, e aktivitete fizike për fëmijët që rrinë tani 8 orë në shkollë! Mbi të gjitha një kolektiv arsimor që angazhohet me kaq përkushtim nën drejtimin e Liridonit”.

“Këtë model do ta implementojmë në Kosovë! Kjo është oferta jonë! Fëmijë të lumtur! Familje të lumtura! Shtet me edukim të fortë!”, ka thënë Abdixhiku.