Kosova nuk mund të humbasë edhe katër vjet të tjera si këto të shkuarat
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar vizionin e partisë së tij për një Kosovë me ekonomi të fuqishme dhe mundësi të reja për investime.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku shprehet se “Kosova nuk mund të humbasë edhe katër vjet të tjera si këto të shkuarat”, duke premtuar një të ardhme më të mirë për familjet kosovare.
Postimi u shoqërua me një video ku Abdixhiku shihet gjatë vizitës në qytetin e Gjakovës, ku bashkëbisedoi me banorët dhe theksoi rëndësinë e votës për LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.