Flamur Vojvoda i bashkohet Nismës Socialdemokrate
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar mirëseardhje në parti aderimin më të ri, Flamur Vojvoda.
Flamur Vojvoda, jeton në Mitrovicë, ka studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe është doktor i Stomatologjisë. Ushtron profesionin e stomatologut në Mitrovicë. Mbi 14 vite mësimdhënës i suksesshme në drejtimin e stomatologjisë. Për një periudhë kohore ka shërbyer si anëtar i këshillit drejtues të shkollës së mesme të mjekësisë.
Limaj ka thënë se Nisma është kthyer në shpresë për të gjithë si dëshmi e vlerave kombëtare e shtetndërtuese.