Bashkimi kualifikohet në finale të Superkupës së Femrave

Bashkimi kualifikohet në finale të Superkupës së Femrave

Prizrenaset triumfuan ndaj Penzës me rezultat 71:54 (20:17, 17:16, 16:14, 18:7).

Pjesa e parë ishte shumë e baraspeshuar, por kampionet e Kosovës ishin pak më të forta dhe shkuan në pushim me rezultat 37:33.

Lojë e ngushtë edhe në periodën e tretë, por Bashkimi tregoi fuqinë e vërtetë në 10 minutat e fundit dhe fitoi me stil, 71:54. .

Te Bashkimi shkëlqyen:

– Aulona Muhadri: 16 pikë & 17 kërcime
– Arbnore Përquku: 26 pikë & 8 kërcime
– Caterrion Thompson: 21 pikë & 7 kërcime

Në anën tjetër, te Peja u dalluan:
– Terry Jeanne Nicole: 15 pikë & 7 kërcime
– Saranda Daci: 16 pikë & 7 kërcime

Bashkimi në finalen e së premtes pret fituesin e ndeshjes Prishtina-Peja 03.