AUV-i asgjëson 19 krerë gjedhe pozitive me tuberkuloz në dy fshatra të Vitisë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka asgjësuar 19 krerë gjedhe, që kanë rezultuar pozitive me tuberkuloz, në katër ferma në Gushicë dhe Verban të Vitisë.
AUV ka njoftuar se pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore.
“Sot, nga katër ferma në dy fshatra (Gushicë, Verban) të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit. Pas kryerjes se hulumtimeve dignostike të cilat burojnë nga planet për luftimin e sëmundjeve infektive, kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi, menjëherë ishte ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma (hyrje daljet)”.
“Pas krijim të kushteve teknike dhe logjistike, në mbikëqyrje të inspektorëve veterinarë të AUV-së është realizuar asgjësimi. Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad. Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj agjencie.