Bajrami i bën thirrje Muratit të përballen me debat: Eja të flasim për huqjet e mia e tuat
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se e pret Muratin në studio, ‘për huqjet e saj dhe të tij”.
“Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat. Këto të dhëna janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft. Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023. E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës. Të pres në studio!”, ka shkruar ish-ministrja.
Ndërkaq, ministri Murati i bëri një replikë më parë Bajramit, duke thënë se ‘a ka mbet najkush në LDK që merr vesh në ekonomi e financa me i tregu redaktores së portaleve se ku ka gabu me këtë grafikon, apo të gjithë ekonomistët e LDK-së janë kaq të kufizuar në njohuritë e tyre për temën? Komplet kreditë në sektorin bankar aktualisht janë 5.4 miliardë euro. Por sipas Hykmetes, vetëm mbitërheqjet e qytetarëve na qenkan 5.3 miliardë. Këso huqje vetëm ekonomistët e LDK-së mund të bëjnë’.