Ilir Proda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë

Ilir Proda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë

Ilir Proda është kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, të cilin ministri i Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha ia ka propozuar kryeministrit Edi Rama.

Proda është drejtori aktual i Drejtorisë së Policisë së Elbasan, me një eksperiencë shumë vjeçare në radhët e policisë së shtetit.

Në total në garë morën pjesë 15 kandidatë, nga të cilët vetëm 11 morën pjesë në intervistimin e komisionit të posaçëm, gjatë javës së kaluar.

Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:

• Z. Altin Mena

• Z. Ardian Çipa

• Z. Ilir Proda

• Z. Neritan Nallbati

• Z. Skënder Hita