Griezmann njofton largimin nga “Gjelat”

Griezmann njofton largimin nga “Gjelat”

Antoine Griezmann ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se do të largohet nga kombëtarja franceze. Lojtari i Atlético Madrid ka lëshuar një deklaratë të shkurtër me një video të imazheve të tij, duke luajtur me Francën.

“Sot, me emocione të thella njoftoj tërheqjen time si lojtar i kombëtares franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme, të mbushur me sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, ka ardhur koha që unë të vazhdoj përpara dhe t’i lë vend brezit të ri. Veshja e kësaj bluze ishte një nder dhe një privilegj. Nga marsi i vitit 2014 deri në shtatorin e kaluar, pata fatin të përjetoja momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të skalitura në kujtimet tona …”, deklaroi Griezmann.

Griezmnann zhvilloi 137 ndeshje për vendin e tij, duke shënuar 44 gola.