Çmimi “Ylli i Javës” i ndahet futbollistit të FC Ballkani, Giovanni Manson Ribeiro

Çmimi “Ylli i Javës” i ndahet futbollistit të FC Ballkani, Giovanni Manson Ribeiro

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e shtatë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Giovanni Manson Ribeiro.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Agim Xhakolli, Bujar Asllani dhe Rifat Nasufi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e shtatë t’i takojë Giovanni, i cili për 78 minuta dhuroi spektakël në fushë. Giovanni shënoi dy gola unikë për fitoren e FC Ballkanit kundër FC Ferizajt, ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin 4:0.

Pasi mori këtë çmim, Giovanni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj këtë gol me biçikletë. Ishte një gol shumë i bukur. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin dhe ekipin e trajnerëve që më kanë ndihmuar çdo ditë për të përmirësuar lojën time. Jam shumë i lumtur që shënova këto dy gola. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën.
Gëzimi po rritet vit pas viti, prandaj jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdojmë të punojmë gjatë kësaj jave, për të bërë një ndeshje të madhe të dielën dhe për të punuar për një kampionat të mirë, që në fund të shpallemi kampionë. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin që jam përzgjedhur “Ylli i Javës”, trajnerët e mi, shokët e ekipit, presidentin dhe të gjithë ata që janë pjesë e ekipit. Pa ndihmën e tyre, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Ballkani ka pasur tre vite që është shpallur kampion, dhe do të vazhdojmë të punojmë, duke mbajtur fokusin, për t’u shpallur kampionë çdo vit që vjen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.