HomeSportFilloi trajnimi në kuadër të projektit FIFA Talent Development Scheme (TDS)

Filloi trajnimi në kuadër të projektit FIFA Talent Development Scheme (TDS)

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me FIFA-n, ka nisur punëtorinë tre-ditore të projektit FIFA Talent Development Scheme (TDS), e cila po zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nga 2 deri më 4 qershor.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë trajnerët e programit ‘FFK Talent Coach Academy’, përfaqësuesit e projektit ‘Elite Youth Development’, edukatorët e FFK-së si dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të grupmoshave.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive dhe praktikave për identifikimin, edukimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në futbollin kosovar.

Punëtoria po udhëhiqet nga ekspertët e FIFA-s Mirelle van Rijbroek, Zeb Jacobs, Bo Jacobs, Andy Gould dhe Arnar Vidarsson, mentor i FIFA-s për Kosovën, të cilët do të prezantojnë praktikat më të mira të futbollit elitar dhe përvojat ndërkombëtare.

Temat kryesore të trajnimit janë: Identifikimi dhe zhvillimi individual i talenteve; Skautimi dhe analiza e performancës; Përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në edukimin e trajnerëve; Metodologjitë moderne për zhvillimin e futbollistëve; derisa ky program përfshin edhe vëzhgimet praktike, analiza ndeshjesh dhe diskutime profesionale.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e projektit TDS në Kosovë, duke konfirmuar përkushtimin e FFK-së dhe FIFA-s për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve.

Përmes këtij programi, futbolli kosovar po vendos themelet për një të ardhme më profesionale, më konkurruese dhe më të integruar në standardet ndërkombëtare.

Lajmet e Fundit

Konate një hap larg Real Madridit, pritet vetëm rizgjedhja e Perezit

Ibrahima Konate është shumë pranë transferimit te Real Madridi. Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle,...

Limaj mobilizon strukturat e Nismës në Prishtinë: Stop krizës, ndrysho Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbledhur strukturat e kësaj partie në Prishtinë. Pas...

Takohen krerët e policive të të dy shteteve, nënshkruhet marrëveshja për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi...

Sabrina Carpenter merr urdhër kufizues kundër burrit që u shfaq në shtëpinë e saj

Yllit amerikan të muzikës pop, Sabrina Carpenter, i është dhënë një urdhër i përkohshëm...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...