Java e ardhshme me mot të vranët, temperaturat maksimale deri në 22 gradë

Java e ardhshme me mot të vranët, temperaturat maksimale deri në 22 gradë

Javën që po vjen, në Kosovë do të mbajë mot i vranët, por dielli nuk do të mungojë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 11 gradë Celsius, e ato maksimale nga 14 deri në 22 gradë Celsius.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike.

Më poshtë gjeni motin sipas ditëve të javës:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

E mërkurë – Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

E enjte – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.