Sipas Kusari-Lilës, propozimi për t’i vendosur masa Kosovës ishte i Lajçakut

Sipas Kusari-Lilës, propozimi për t’i vendosur masa Kosovës ishte i Lajçakut

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të largohen sa më parë, pasi si të tilla kanë qenë të paarsyeshme dhe tërësisht të padrejta.

Ajo tha për KosovaPress se pret që pas vendosjes së strukturave të reja të BE-së, pas zgjedhjeve të fundit atje, të ketë vendimmarrje pozitive për largimin e masave, si dhe të ndryshojë qasja, siç e quan ajo diskriminuese ndaj Kosovës.

Kusari-Lila mes tjerash deklaroi se propozimi për masat ishte i emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

“Deri tani masat ndaj Kosovës kanë qenë të paarsyeshme dhe tërësisht të padrejta…Kosova është ende nën masa për arsye të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë me shkuarjen e kryetarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në komunat veriore, ndërsa Serbia nuk është ndër masa dhe s’ka pasuar pasoja nga mbështetja e një sulmi terrorist në Kosovë dhe cenimi i sovranitetit tonë. Është dashur sa më parë që këto të hiqen, natyrisht duke marrë parasysh veprimet dhe gatishmërinë e institucioneve tona për të qenë në përputhje dhe bashkërendim me politikën e jashtme të BE-së…Ne shpresojmë që të ketë qasje krejtësisht tjetër, e kemi pa të gabuar dhe diskriminuese qasjen ndaj Kosovës dhe në veçanti propozimin e ndërmjetësit Lajçak për t’i vënë masa Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.

BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të tensioneve në veri