HomeSportNë moshën 40 vjeçare, Milner i jep fund karrierës

Në moshën 40 vjeçare, Milner i jep fund karrierës

spot_img

Futbollisti James Milner ka njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv në moshën 40-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere që ka zgjatur mbi dy dekada në nivelet më të larta të futbollit anglez.

Milner ka luajtur 24 sezone në Premier League, duke qenë pjesë e skuadrave si Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton.

Në reagimin e tij pas pensionimit, ai ka falënderuar klubet, shokët e ekipit, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë karrierës së tij, duke theksuar se ka qenë me fat që ka përjetuar momente të paharrueshme në futboll.

Gjatë karrierës së tij, 40 vjeçari ka fituar disa trofe të rëndësishëm, përfshirë Premier League me Manchester City dhe Liverpool, si dhe UEFA Champions League.

Ai mbetet një nga futbollistët me më së shumti paraqitje në historinë e Premier League. /KK

Lajmet e Fundit

Takohen krerët e policive të të dy shteteve, nënshkruhet marrëveshja për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi...

Sabrina Carpenter merr urdhër kufizues kundër burrit që u shfaq në shtëpinë e saj

Yllit amerikan të muzikës pop, Sabrina Carpenter, i është dhënë një urdhër i përkohshëm...

Benfica gjen zëvendësuesin e Mourinhos

Benfica është në prag të sigurimit të zëvendësuesit të Jose Mourinhos. Sipas GOAL, trajneri i Fulhamit,...

OKB-ja paralajmëron, alarm global i të nxehtit “El Nino”

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), agjenci e specializuar e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB),...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...