Mbrojtësi i Milanit: Skuadra në rrugën e duhur, besojmë te titulli
Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milanit, ka folur për Sky pas fitores 3-0 ndaj Leçes. Ai u shpreh se skuadra, mund të shkojë larg këtë sezon, duke fituar titullin kampion.
“Ne besojmë shumë te kjo skuadër, kështu ka qenë edhe në fillim kur nuk e nisëm ashtu siç donim. Megjithatë, në kokën tonë kishim besimin dhe vetëdijen se mund të ngrinim nivelin tonë.
Tani po bëjmë gjërat ashtu siç duam, ka gjëra që mund të përmirësojmë, por po fitojmë dhe kështu jemi të lumtur. Besoj te titulli. Kemi ndryshuar gjithçka: qëndrimin, mënyrën e mbrojtjes dhe sulmit” – tha ai.