Bilbao i merr një pikë Romës në Europa League, fitojnë Lyon dhe Ajax
Ndeshjet e Europa League dhuruan spektakël. Roma barazoi 1-1 në shtëpi me Athletico Bilbao.
Dovbyk i dhuroi epërsinë italianëve në pjesën e parë, ndërsa spanjollët ia dolën që të marrin një pikë falë golit të Paredes në fund.
Ajax triumfoi me shifrat 4-0 ndaj Besiktas.
Në këtë ndeshje, Ernest Muçi qëndroi në stol, pasi nuk u preferua nga trajneri i skuadrës nga Stambolli, raporton Ballkanweb.
Në ndeshjet e tjera, bie në sy përmbysja e Bragës 2-1 ndaj Maccabi Tel Aviv. Lyon bëri detyrën, duke mundur 2-0 Olympiacos. Takimi mes Plzen dhe Frankfurt u mbyll me shifrat 3-3.
Rezultatet:
Roma 1-1 Bilbao
Ajax 4-0 Besiktas
Braga 2-1 Maccabi Tel Aviv
Lyon 2-0 Olympicos
Plzen 3-3 Frankfurt