“Mentaliteti është pika ime e fortë”, Albion Rrahmani për aventurën te Sparta Praga: Jam i lumtur këtu
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit nga Çekia, ka treguar aventurën e tij në Sparta Pragë.
24-vjeçari shprehet tejet i lumtur me fanellën e klubit çek, me qytetin dhe me fushat stërvitore që posedon Sparta e Pragës, shkruan Indeksonline
“Është shumë bukur këtu. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Unë jam duke luajtur në një qytet shumë të bukur, ku konkurrenca është cilësore dhe i rrethuar me një ekip shumë të madh. Nuk dal shumë në qytet, por sigurisht që më ka lënë përshtypje të mirë.
“Po më duhet të them se këtu është shumë mirë. Qendra stërvitore është mjaftë e mirë, fushat janë shumë të përgatitura. Më duhet gjithashtu të thur lavde për ekipin zbatues, me të cilin jemi kontakte të ngushta. Në të njëjtën kohë, të gjithë shokët e skuadrës janë shumë të sjellshëm dhe mikpritës, me të cilët po shkojmë shumë mirë.