HomeAktualePolicia e Kosovës organizon aktivitete të ndryshme për shënimin e 1 Qershorit...

Policia e Kosovës organizon aktivitete të ndryshme për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

spot_img

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve, në nivel vendi, edhe këtë vit ka organizuar aktivitete me rastin e shënimit të “1 Qershorit”, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Policia ka aranzhuar aktivitete dhe vizita në lokacione të ndryshme, me qëllim të realizimit të performancave operacionale me njësitet e saj, duke përfshirë edhe njësitet e specializuara.

Pjesë e këtyre aktivitete të organizuara nga Policia e Kosovës, përveç menaxhmentit të lartë të PK-së në krye me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, pjesëmarrës ishin edhe personalitet e larta në detyrë, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë z. Vitia etj.

Policia, si institucioni që jep siguri dhe mbrojtje në çdo kënd, edhe për fëmijët është mburojë e fortë dhe i bën të ndihen të mbrojur, të sigurt dhe krenar.

Në kuadër të aktiviteteve, për nder të kësaj dite ishte vizita në Spitalin Pediatrik pranë QKUK-së, me ç’rast u shpërndanë edhe disa dhurata simbolike për fëmijët.
Aktivitetet kanë vazhduar në të gjitha drejtoritë rajonale policore si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme ku Shkolla e Muzikës prezantoi “Himnin e Policisë” dhe një pikë muzikore, më pas festën e hijeshuan me valle fëmijët nga qendra kulturore e disa të tjerë recituan poezi, të cilët në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi i dhuruan punime shkollore Policisë.

Për t’ju treguar se vërtetë Policia është ‘mburojë’, nga Njësitë Speciale u bë demonstrimi – lëshimi me litar nga ndërtesa, si dhe operimi me dron policor. Para fëmijëve dolën njësiti i motoristëve dhe veturave të cilët i dhanë një pamje mahnitëse festës. Sot, ambienteve të Policisë, fëmijët iu dhanë shumë ngjyra, fëmijët të veshur me uniforma policore, grupet e valltarëve, recituesve etj., të cilët e zbukuruan këtë festë.

Aktivitetet vazhduan në veri të vendit, pjesë e së cilës ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, ministri i MPB-së, drejtori i Policisë dhe stafi i lartë menaxhues, të cilët vizituan Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore në Kampin “Enver Zymeri”, ku përcollën nga afër demonstrimin e shkathtësive profesionale të operimit me drone dhe pajisje tjera përcjellëse.

Pas të gjitha shfaqjeve kreative dhe interesante, duke i parë fytyrat e gëzuara të fëmijëve, që shumë prej tyre përbrenda mbanin edhe dëshirën e madhe që në të ardhmen të jenë pjesë e uniformës së kaltër, aktiviteti u përmbyll me bashkëbisedim me fëmijët, ku njëkohësisht iu shpërndanë pije freskuese dhe dhurata simbolike.

Policia mbron atë që fëmijët do ta ndërtojnë nesër!

Policia ua uron 1 QERSHORIN të gjithë fëmijëve, duke i siguruar që e ardhmja e tyre do të jetë e mbrojtur sigurt.

Policia e Kosovës është gjithnjë e gatshme t’i mbështesë dhe t’i sigurojë aktivitetet e tilla, duke shprehur falënderim dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajmet e Fundit

KOMF-i, subjekteve politike: Shmangin çdo formë të përfshirjes së fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore

Raportimet nga terreni gjatë ditëve të fundit tregojnë që fëmijët po përfshihen dhe përdoren...

25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën 16...

​Në Uashington diskutohet njohja e Kosovës nga Greqia, AARC zhvillon takim me kongresisten Malliotakis

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka zhvilluar një takim me kongresisten amerikane me prejardhje...

Talenti i madh i Bayern Munchen viziton FFK-në, pritet nga Agim Ademi dhe Franco Foda

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti FFK-së, Agim Ademi, ka...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...