Komisioni për Punë të Jashtme i jep mbështetje tri projektligjeve

Komisioni për Punë të Jashtme i jep mbështetje tri projektligjeve

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e këtij komisioni.

Me këtë rast, Komisioni shqyrtoi, dhe përkrahu po ashtu raportin e punës së këtij komisioni për sesionin pranveror të vitit 2024, si dhe Draft-planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor për këtë vit.
Në vijim të takimit, komisioni shqyrtoi dhe iu dha mbështetje edhe tri projektligjeve: Projektligjit nr. 08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”, Projektligjit nr. 08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështjet civile apo tregtare”, si dhe Projektligjit nr. 08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”.

Lidhur me qëllimin dhe fushën që rregullojnë këto projektligje, foli kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Mes tjerash, ajo bëri të ditur se projektligjet përmbajnë nga tri nene dhe do t’i nënshtrohen vetëm një shqyrtimi në seancë plenare.