Liverpooli e sheh Rodrygon si pasardhës të Salahut
Liverpooli po përgatitet për jetën pas largimit të Mohammed Salahut.
Të Kuqtë e shohin sulmuesin anësor të Real Madridit, Rodrygon, si zëvendësues të egjiptianit në atë pozitë, sipas El Chiringuitos.
Kontrata e 33-vjeçarit me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet nëse ai do ta vazhdojë aventurën e tij në “Anfield Road”.