Haxhiu: Provimi i Jurisprudencës ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim

Haxhiu: Provimi i Jurisprudencës ka qenë transparent dhe pa asnjë ndikim

Kandidatët të cilët kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës, sot kanë pranuar certifikatat nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu, në fjalën e saj u zotua se procesi ishte pa ndikim dhe transparent.

“Ju uroj më të mirat dhe jam e bindur që kur do që do të orientoheni në sistemin e drejtësisë, si prokuror, gjyqtar, avokat, apo kudo tjetër do ta kryeni detyrën me përgjegjësi të lartë. Kjo është e rëndësishme edhe për juve edhe qytetarët e Kosovës. Pra çfarëdo pozicioni që të merrni në të ardhmen, të jeni të bindur që është më mirën edhe për Kosovën që ai do të jetë një veprim i ligjshëm, pra veprimet dhe vendimet që i merrni  të jenë të ligjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe po ashtu të pa ndikuara”, u shpreh Haxhiu.

Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, bëri thirrje ndaj pjesëmarrësve që këtë detyrë të mos e marrin si privilegj ‘por merreni edhe si përgjegjësi sepse pavarësisht se cilin profesion do ta ushtroni, keni gjithmonë përgjegjësin që e keni fatin e njerëzve në dorë’.