Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në listën e zezë të shteteve për ndërkombëtare.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai ka deklaruar se do të duhet shumë kohë që vendi të largohet nga kjo listë e zezë.
“Kosova është nuk është formalisht në listën e zezë, por Kosova është në listën e zezë, në secilën listë të BE-së, në secilën listë në arenën ndërkombëtare, në secilën iniciativë tek amerikanët dhe në secilën listë rajonale. Jemi përjashtuar nga ushtrimi Defender23 ku është dashtë të marrë pjesë FSK-ja që ka punuar një vjet”.
“Jemi në sanksione nga BE-ja, e ju them me keqardhje që ka pak ka optimizëm që do të hiqen këto masa, sepse për t’u larguar duhet të ketë konsensus nga BE-ja”.