Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së

Hamza: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë përkujtuar heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, si dhe Fatime Hetemin dhe Shefqet Zekën.

Ata bënë homazhe te varrezat dhe nderuan sakrificën e tyre.

Postimi i plotë:

“A do të vdisnit për Kosovën?” – ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin, në vitin 1998. “Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!” – ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës.

Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Sot, në 26 vjetorin e rënies, bëmë homazhe te varrezat dhe nderuam sakrificën e tyre.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë heronj të mëdhenj dhe figura emblematike të UÇK-së.