Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki-Shqipëri
Kombëtarja e Shqipërisë në tetor do t’i luajë dy ndeshje mjaft interesante në Nations League.
Më datën 11, “kuqezinjtë” në “Epet Arena” me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Çekinë.
Për këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se tashmë kanë dal në shitje biletat.
Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë.
Ndeshja e radhës e tetorit do të luhet në “Mikheil Meskhi”, kundër Gjeorgjisë me fillim nga ora 18:00.
Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, në grupin B1, i ka një fitore dhe një humbje.
Kundër Ukrainës, kombëtarja shqiptare fitoi me rikthim 2:1, ndërkaq në “Air Albania” u mposht me rezultat minimal 0:1.