Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Sot do të mbahet Maratona e Prishtinës. Në konferencën e Federatës së Atletikës të Kosovës, dje u tha se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike janë përfunduar me sukses.
Pjesëmarrja për herë të parë e garuesit nga Kenia, Laban Cheruiyot, e bëri këtë konferencë edhe më të veçantë. Cheruiyot u shpreh i lumtur për mikpritjen dhe emocionin që ndien për garën që po afrohet. “Prishtina është qytet i bukur, vend i bukur. Shpresoj që të bëj më të mirën, të kemi një garë të mirë. Është hera ime e parë në Prishtinë, por jo e fundit sepse pretendoj që prapë të vij këtu”, tha Laban Cheruiyot.
Maratona e Prishtinës nis në orën 9:00, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejtë në RTK do të nisë që në orën 8:45 me një program të veçantë maratonik