Presidenti i FFK-së telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Korenicës

Presidenti i FFK-së telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Haxhi Korenicës

E nderuara Familje Korenica!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit të KF Rahoveci, Haxhi Korenica, ndaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.

Haxhi Korenica ishte një figurë e njohur në futbollin rahovecian, teksa kontributi i tij për skuadrën e këtij qyteti ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në periudhën e rëndë të sakrificës e mbijetesës së futbollit kosovar.

Haxhiu nga familja, miqtë e komuniteti i futbollit do të kujtohet për vitytet e tij prej njeriu të urtë e human, por edhe për kontributin e tij në zhvillimin e talenteve të futbollit të kësaj treve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Haxhiun!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së