Haradinaj kujton Rugovën: Mes fjalëve dhe veprave të tij s’ka pasë ndryshim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.
Haradinaj përmes një video të publikuar në “Facebook” ka thënë se manifestimi organizohet në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit.
“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i dedikohet presidentit Ibrahim Rugova.
“Në edicionin e sivjetmë, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA”, është shprehur Haradinaj.