Java e dytë e Superligës në basketboll do të sjellë plot emocione
Java e dytë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.
Kjo xhiro hapet me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës.
Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat.
Bashkimi e ka ndeshjen e parë në ProCredit Superligë, ku ndeshet me Vëllaznimin, që janë të motivuar për fitoren e dytë, kurse portokallezinjtë për fitoren e parë.
Sfidë interesante është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistëve të “Play-offit” të edicionit të kaluar, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ndeshja Peja-Proton Cable Prizreni është shtyrë për shkak të ndeshjeve të skuadrës pejane në kualifikimet e FIBA Europe Cup.
ProCredit Superliga-Java 2 :
E shtunë
17:15 Sigal Prishtina – Bora
E diel
19:00 Bashkimi – Vëllaznimi
E mërkurë
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
Peja – Proton Cable Prizreni (është shtyrë)