Dy gola në dy ndeshje radhazi, Myrto Uzuni rigjen formën me Granadën në Spanjë
Myrto Uzuni ka tundur rrjetën për herë të dytë radhazi këtë sezon me Granadën, kësaj radhe në sfidën kundër Malagës në La Liga 2.
Në minutën e 77’, mbrojtësi kundërshtar nuk largoi mirë një top nga porta e miqve, që u përplas më pas me Uzunin dhe shkoi drejt rrjetës, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që kaloi sërish në avantazh ekipin e tij, por që nuk mjaftoi deri në fund pasi Malaga barazoi sërish.
Ky është goli i dytë radhazi për 29-vjeçarin kuqezi, i cili duket se ka rigjetur sërish formën e tij me Granadën, pas një starti jo mjaft të mirë në La Liga 2.
KLIKO KËTU PËR GOLIN