Ky është formacioni ‘ideal’ i javës së parë në Champions League
Të enjten u mbyll java e parë e formatit të ri në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024-2025. Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës.
Në këtë 11-she me notën me të lartë është sulmuesi i Bayernit të Munihut, Harry Kane (10), i cili shënoi katër gola në fitoren e skuadrës së tij 9-2 ndaj Dinamo Zagreb.
Në formacion janë edhe tre lojtarë tjerë të Bayernit: Jamal Musiala, Olise dhe Joshua Kimich. Në portë është futur portieri i Shakhtarit, Riznik, i cili bëri pritje fantastike në ndeshjen e parë ndaj Bolognas. Mbrojtja është e udhëhequr nga Gvardiol, që ka në krah edhe Shloterbek dhe Skallsit.